Ndërlidhjet

Kabul: Një ushtar afgan i vrau katër pjesëtarë të NATO-s


Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë (ISAF), e udhëhequr nga NATO-ja, tha se një ushtar afgan sot i ka vrarë katër pjesëtarë të jashtëm në pjesën lindore të Afganistanit.

Nëpërmjet një kumtese, NATO-ja tha se i dyshuari është arrestuar.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Zyrtarët afganë thanë se katër ushtarë francezë janë vrarë në incident, që ndodhi në Tagap të provincës Kapisa.

Ky incident është i fundit në një seri të të shtënave me ç’rast janë vrarë ushtarë perëndimorë nga pjesëtarët e forcave të sigurisë së Afganistanit, që e shkatërron besimin ndërmjet trupave afgane dhe atyre perëndimore.
XS
SM
MD
LG