Ndërlidhjet

Shtyhet votimi i ligjit anti-pirateri


Ligjvënësit amerikanë kanë shtyrë për kohë të pacaktuar votimin e legjislacionit kundër piraterisë, për shkak të kundërshtimeve në rritje, si në vend, ashtu dhe jashtë.

“Votimi i Aktit për Mbrojtjen e Pronës Intelektuale, i paraparë për 24 janar, shtyhet”, tha kreu i shumicës në Senatin amerikan, Heri Reid.

Të njëjtin fat ka pësuar edhe votimi i legjislacionit të ngjashëm “Ndalo Piraterinë Online”, për shkak të mungesës së konsensusit.

Mbështetja për këto dy ligje ka rënë ndjeshëm pas protestave të shumta online, të udhëhequra nga enciklopedia Wikipedia dhe gjiganti i internetit, Google.

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Programin Digjital, Neli Kroes, ka kritikuar nismën e SHBA-së, duke e cilësuar legjislacionin si të keq.
XS
SM
MD
LG