Ndërlidhjet

Ndërron jetë personi që varte terroristët e dyshuar


Xhonatan Idema - ish-anëtar i Forcave Speciale të SHBA-së, i dënuar në Afganistan për operimin e një burgu të paligjshëm, ku torturoheshin terroristët e dyshuar - ka ndërruar jetë në Meksikë, në moshën 55-vjeçare.

Idema kishte arritur në Afganistan menjëherë pasi forcat amerikane rrëzuan Qeverinë talibane në vitin 2001. Ai e ka braktisur atë për pak kohë, por është kthyer sërish në vitin 2004 dhe më pas është kapur nga autoritetet nën dyshimet se drejtonte burgun, ku, pos tjerash, të dyshuarit vareshin me kokë poshtë nga tavani.

Idema ka pranuar arrestimin e të dyshuarve, duke thënë se ka bërë veprime të tilla me lejen e ushtrisë amerikane dhe të autoriteteve afgane – çfarë është mohuar nga të dyja palët.

Policia në Kuintana Ro të Meksikës tha se Idema ka ndërruar jetë më 21 janar nga AIDS-i. Mësohet se deri më tash askush nuk ka shkuar për të kërkuar trupin e tij.
XS
SM
MD
LG