Ndërlidhjet

Gejts jep 750 mln dollarë për luftën kundër AIDS-it


Kreu i gjigantit softuerik, Microsoft, ka premtuar 750 milionë dollarë për Fondin Global AIDS. Bill Gejts i ka dhënë këto zotime në Davos të Zvicrës, përkatësisht në Forumin Botëror të Ekonomisë.

Fondi Global për Luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozës dhe Malaries ka bërë të ditur, ditë më parë, se drejtori i tij ekzekutiv, Miçell Kazaçinke, është në prag të dorëheqjes për shkak të kritikave “për keqpërdorim të fondeve dhe shkurtim të fondeve”.

Në gusht të 2006-ës, Fondacioni i Gejtsit ka kontribuar në Fondin kundër AIDS-it me 500 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG