Ndërlidhjet

Evropa me viktima të reja nga të ftohtët


Dhjetëra persona kanë humbur jetën nga të ftohtët në Evropën Qendrore dhe Lindore. Tridhjetë njerëz raportohet të kenë vdekur në Ukrainë, vetëm në pesë ditët e kaluara.

Policia në Poloni ka bërë të ditur për pesë viktima të reja të martën - duke çuar në 27 numrin total të të vdekurve gjatë janarit - pasi temperaturat gjatë natës kanë arritur në -30 gradë Celsius.

Dy njerëz janë ngrirë në Rumani, tre në Serbi dhe një në Bullgari.

Tetëmbëdhjetë qytete bullgare, përfshirë dhe kryeqytetin Sofja, kanë regjistruar 31 janarin më të ftohtë, prejse kanë nisur matjet 100 vjet më parë. Temperatura sot ka shënuar -29 gradë celsius.

Lumi Danub ka nisur të ngrihet, çfarë paraqet kërcënim për lundrim.
XS
SM
MD
LG