Ndërlidhjet

logo-print

ANEB sërish në Iran


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka bërë të ditur se do të mbajë raundin e dytë të bisedimeve me Iranin, në lidhje me programin e tij bërthamor.

Delegacioni i ANEB-it ka përfunduar të martën bisedimet treditore në Teheran. Agjencia ka thënë se takimi i ri do të zërë vend më 21-22 shkurt në kryeqytetin e Republikës Islamike.

ANEB thotë se ka shumë punë për të bërë, për të lehtësuar shqetësimet ndërkombëtare rreth programit atomik të Iranit. Raporti i kësaj agjencie, i publikuar në muajin nëntor, ka vërtetuar të dhëna, sipas të cilave, Teherani po punon në krijimin e armëve bërthamore. Akuzat hidhen poshtë nga Republika Islamike.
XS
SM
MD
LG