Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Mit Romni fitoi në shtetin Nevada


Ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, i ka shtuar gjasët që ta fitoj nominimin e Partisë Republikane për zgjedhje presidenaciale, që mbahen në nëntor të këtij viti.

Në shtetin perëndimor Nevada, zoti Romni fitoi afro 48% të votave, që ishte shumë më tepër se sa që fituan rivalët e tij më të afërt, ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Njut Gingriç, dhe kongresmeni Ron Paul.

Kjo ishte fitorja e dytë me radhë, dhe e treta deri tash, e Mit Romnit, në votimet e republikanëve, për ta zgjedhur kandidatin, i cili do të ballafaqohet me presidentin Barak Obama, në zgjedhjet e sivjeme.

Votimet e ardhshme mbahen te martën në Minesota, Kolorado dhe Misuri.
XS
SM
MD
LG