Ndërlidhjet

OKB: Kritika për Rusinë dhe Kinën, lidhur me Sirinë


Në Kombet e Bashkuara ka pasur kritika të ashpra në adresë të Rusisë dhe Kinës, pasi të dy këto vende i kanë vënë veto rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë.

Të 13 vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit, votuan në favor të rezolutës, e cila e mbështet planin e Ligës Arabe, që i bënë thirrje presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, që të tërhiqet.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Sjuzën Rajs, e ka akuzuar “çiftin anëtar” në Këshillin e Sigurimit, se e kanë shitur popullin e Sirisë “për ta mbrojtur një tiran frikacak”.

Ambasadori francez në OKB, Zherar Arod, tha se Kina dhe Rusia ishin “bashkëpunues në politikën e represionit të ndërmarrë nga regjimi i Damaskut”.

Rusia ka shfaqur pakënaqësi lidhur me propozim rezolutën, duke thënë se ajo ishte jopërkatëse dhe paraqiste përpjekje për “ndryshim të regjimit” në Siri.
XS
SM
MD
LG