Ndërlidhjet

logo-print

Evropë: Nga moti i ftohtë – më se 260 të vdekur


Moti ekstremisht i ftohtë, që e ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, ka shkaktuar vdekjen e më tepër se 260 njerëzve.

Në Ukrainë nga temperaturat e akullta, që kanë arritur edhe në minus 38 shkallë Celsius, kanë vdekur 122 vetë.

Të vdekur ka pasur edhe në Itali, Gjermani, Poloni, Rumani, Bosnjë Hercegovinë, Letoni, Lituani, Estoni, Bullgari, Çeki, Sllovaki, Francë, Austri, Greqi dhe Serbi.

Në Mal të Zi është raportuar për një person të vdekur nga ngrirja. Ministria e brendshme e këtij vendi ka njoftuar se ka arritur t’i evakuoj 120 vetë nga pjesa veriore malore e bllokuar. Në mesin e tyre ishin edhe 31 nxënës nga Shqipëria, që ndodheshin në ekskursion.

Në shumë vende aeroportet janë mbyllur, fluturimet e aeroplanave dhe qarkullimi i trenave ka vonesa të gjata, ndërsa autostradat kanë vështirësi të mëdha.

Në aeroportin Hithrou në Londër, që është aeroporti më i ngarkuar në Evropë, janë anuluar 30% të fluturimeve të sotme.

Në Romë, që njihet me klimën e tij të nxehtë dhe me diell, ka rënë bora më e madhe në 27 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG