Ndërlidhjet

Greqi: Grevë e përgjithshme kundër masave të kursimit


Në Greqi po mbahet greva e përgjithshme 24 orëshe, me të cilët punëtorët po protestojnë kundër masave të kursimit, që janë ndërmarrë për parandalim të falimentimit financiar të këtij vendi.

Raportohet se sot puna është dukshëm e reduktuar në shkolla, ministri, spitale dhe banka, ndërsa autobusët dhe metroja kanë shënuar vonesa në kryeqytetin Athina.

Kjo grevë po bëhet në kohën kur liderët politikë grekë për të tretën ditë me radhë po takohen me qëllim të arritjes së pajtueshmërisë për reforma, për të siguruar ndihmën e mëtejshme prej 130 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian.

Thuhet se nëse deri më 20 mars nuk arrihet të sigurohet kjo ndihmë, Greqia nuk do të jetë në gjendje t’i paguaj borxhet e veta.
XS
SM
MD
LG