Ndërlidhjet

Kosovë: Dënohen vrasjet dhe represioni në Siri


Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së jashtme, ka shprehur shqetësim për rrjedhën e ngjarjeve në Siri dhe “dënon ashpër vrasjet dhe represionin, që po ushtron regjimi sirian mbi popullsinë e pafajshme”.

Mëtutje në njoftimin e Ministrisë së jashtme theksohet se Kosova e mbështet fuqishëm popullin sirian në zgjedhjen e fatit të vet dhe i përkrahë “pa asnjë rezervë, përpjekjet e qytetarëve sirianë kundër regjimit represiv”.

Qeveria e Kosovës i mbështet edhe masat e Ligës Arabe dhe të Komunitetit ndërkombëtar, kundër regjimit të Sirisë dhe fton për ndalje të dhunës së skajshme dhe të vrasjeve në Siri.

Në fund të kumtesës theksohet se institucionet dhe qytetarët e Kosovës janë të bindur se shumë shpejtë, populli sirian do të realizojë synimet e tij dhe do të jetojë ne paqe dhe prosperitet.
XS
SM
MD
LG