Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Më 10 shkurt 2007 – dhunë brutale nga pushteti


Lëvizja Vetëvendosje thotë se më 10 shkurt të vitit 2007, dhuna e pushtetit, që po e impononte një proces politik për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, në negociata me Serbinë, u njësua me manifestimin më brutal të ushtruar nga pushteti.

Mëtutje, në kumtesën e Vetëvendosjes, theksohet se “pushteti, që po e dialogonte vullnetin e popullit me Serbinë, komunikonte me popullin përmes plumbave, gazit lotsjellës, shkopinjve të gomës e burgjeve”.

Këtë situatë, Vetëvendosje e përshkruan si “plani i Ahtisarit kundër vetëvendosjes, populli kundër pushtetit”.

Në kumtesë, poashtu, theksohet se situata në të cilën gjendet sot Kosova, nuk ndryshon nga vitit 2007.

Pastaj përkujtohen edhe dy të vrarët më 10 shkurt 2007, Mon Balaj e Arben Xheladini, duke theksuar se “më 10 shkurt kujtojmë virtytet dhe gatishmërinë e Monit dhe Arbenit për sakrificë, para të cilëve përkulemi, por për të mos u përkulur para pushtetit”.
XS
SM
MD
LG