Ndërlidhjet

Obama tërheq “propozimin për kontraceptivët”


Presidenti Barak Obama

Presidenti Barak Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka bërë të ditur se administrata e tij nuk do të kërkojë nga institucionet fetare, si spitalet dhe universitetet, të sigurojnë kontraceptivë falas në sigurimin shëndetësor të punëtorëve të tyre.

Propozimi kombëtar i Obamës ka provokuar zemërimin e grupeve fetare, veçanërisht të Kishës Katolike, e cila kundërshton përdorimin e “kontrolluesve të lindjes”.

Mbështetësit e politikës së propozuar thonë se gratë që punojnë për spitalet apo institucionet e bamirësisë që lidhen me grupe fetare, ndihen të diskriminuara nëse sigurimi i tyre nuk mbulon kontraceptivët.

Por, plani ka shkaktuar një stuhi polemikash dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thuhet të kenë pasur frikë se ai mund të dëmtojë shanset e Obamës për rizgjedhje.
XS
SM
MD
LG