Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: NATO-ja e pranon vrasjen e të rinjëve në Kapisa


Komisioni afgan për hetimin e rastit Kapisa

Komisioni afgan për hetimin e rastit Kapisa

Forca e NATO-s në Afganistan, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, thotë se i vie keq për tetë meshkujt e rinjë afganë, që janë vrarë gjatë sulmit ajror në provincën verilindore Kapisa, më 8 shkurt.

Zëdhënësi i kësaj force, Majk Uigston, në një konferencë për shtyp sot në Kabul, tha se sipas trupave afgane dhe franceze, që operonin në këtë hapësirë, dukej se tetë personat ishin të armatosur.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se besojnë se të rinjët ishin të moshës prej 6 e deri në 14 vjeç.

Hetuesit e NATO-s po e analizojnë moshën e të vrarëve.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e pat dënuar këtë sulm ajror.

Gjenerali amerikan, Xhon Allen, komandanti i NATO-s në Afganistan, u ka shprehur ngushëllime afganëve lokalë.
XS
SM
MD
LG