Ndërlidhjet

Egjipti mban zgjedhjet presidenciale në maj


Pamje nga protestat në Egjipt që çuan në rrëzimin e presidentit Hosni Mubarak.
Pamje nga protestat në Egjipt që çuan në rrëzimin e presidentit Hosni Mubarak.
Udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit kanë caktuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në fund të muajit maj.

Këto do të jenë presidencialet e para prejse sunduesi veteran, Hosni Mubarak, u rrëzua nga pushteti një vit më parë.

Kandidatët do të kenë gjashtë javë kohë për fushatë. Sipas rregullave të caktuara në referendumin e vitit të kaluar, presidentët e ardhshëm të Egjiptit do të jenë të kufizuar në dy mandate katërvjeçare.

Zgjedhjet presidenciale synojnë të përmbushin kërkesat e qytetarëve që bëjnë thirrje për transferimin e pushtetit ushtarak në një qeveri civile.
XS
SM
MD
LG