Ndërlidhjet

Gazsjellësi në Homs goditet nga eksplodimi


Homs
Homs
Gazsjellësi në provincën e Sirisë, Homs, është goditur nga një shpërthim i fuqishëm, derisa po vazhdon ofensiva e forcave të regjimit kundër protestuesve anti-qeveri në këtë rajon.

Nuk është e qartë se çka e shkaktoi eksplodimin e sotëm, nga i cili dilnin tufa të mëdha të tymit.

Ky gazjellës është qëlluar disa herë para dhe gjatë kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Asad.

Sulmi i qeverisë në Homs, nga i cili, sipas aktivisëtve sirianë, kanë mbetur të vrarë qindra vetë, sot ka hyrë në ditën e 13-të me radhë.

Aktivistët thonë se në qytetin qendror Hama, trupat qeveritare poashtu, i kanë vazhduar sulmet me predha kundër hapësirave të kryengritësve. Këto sulme kanë shkaktuar ndërprerjen e rrymës elektrike dhe shërbimet e telekomunikimeve.

Ka raporte edhe për ndërhyrjen e forcave të regjimit me makina të blinduara, në disa pjesë të kryeqytetit Damas, me ç’rast janë ngritur postblloqe, janë bastisur shtëpitë dhe janë bërë arrestime.(f. b.)

Gazsjellësi në Homs goditet nga eksplodimi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:30 0:00
XS
SM
MD
LG