Ndërlidhjet

Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën për Sirinë


Tank afër qytetit sirian të Homsit, 12 shkurt, 2012

Tank afër qytetit sirian të Homsit, 12 shkurt, 2012

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë joobligative që i jep mbështetje planit të Ligës Arabe, i cili i bën thirrje liderit sirian Bashar al-Asad që ta lë pushtetin.

Asambeja 193 anëtarëshe votoi rezolutën me 137 vota për, 12 kundër dhe 17 abstenime.

Rezoluta është e njëjta me atë ndaj të cilës Rusia dhe Kina përdorën veto në Këshillin e Sigurimit më 4 shkurt.

Që të dy shtetet sërish votuan kundër rezolutës.

Ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin tha se ai ka votuar kundër rezolutës, sepse sipas tij nuk sqarohet në mënyrë specifike se “të gjitha palët duhet të ndalojnë dhunën dhe se vendimet e nevojshme duhet të arrihen vetëm në mes të vetë sirianëve përmes një procesi të hapur politik”.
XS
SM
MD
LG