Ndërlidhjet

Irani vendos luftanije në Mesdhe


Ilustrim
Ilustrim
Marina e Iranit ka bërë të ditur se anijet e saj kanë hyrë në Mesdhe, pasi kanë kaluar Kanalin e Suezit.

Komandanti i forcave detare, admirali Habibollah Sajari, tha se luftanijet kanë kaluar nëpër Suez “për të dytën herë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979”.

Ai nuk ka saktësuar se sa anije kanë kaluar kanalin, por ka thënë se flota është ankoruar në portin saudit të Jedahit.

Ministria e Jashtme izraelite ka thënë se lëvizja e anijeve do të monitorohet nga afër për të siguruar se ato nuk do t’i qasen bregdetit të saj.

Prania e parë e Iranit në Mesdhe është raportuar në shkurt të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG