Ndërlidhjet

Anan ka gjasë të ndërmjetësojë krizën në Siri


Ish-kreu i OKB-së, Kofi Anan, dhe shefi aktual i organizatës, Ban Ki-mun.
Ish-kreu i OKB-së, Kofi Anan, dhe shefi aktual i organizatës, Ban Ki-mun.
Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, është favorit për t’u zgjedhur në postin e të dërguarit ndërkombëtar për krizën në Siri.

Sipas diplomatëve që citon AFP-ja, Anan dhe ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, janë dy kandidatët kryesorë, ndërsa po merren në konsideratë edhe dy zyrtarë të lartë arabë.

Shefi i OKB-së, Ban Ki-mun, mësohet se do të bisedojë me Ananin, ndërsa vendimi do të bëhet publik në ditët në vijim.

Anan ishte sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në periudhën 1997-2006.

Ai dhe Ahtisari, të dy ish-të dërguar të OKB-së në Kosovë, janë fitues të çmimit Nobel për paqe.
XS
SM
MD
LG