Ndërlidhjet

Almhofer: Dialogu do t'i ndryshojë rrethanat


Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer.
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer.
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer, ka shfaqur shpresën se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do t’i ndryshojë rrethanat në lidhje me çështjen e Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se kryesimi i përbashkët i Zvicrës dhe i Serbisë me OSBE-në, do të sjellë nisma të reja në rajon.

Diplomati austriak, në një bisedë me gazetarët nga Beogradi, tha se ekziston një marrëveshje e veçantë për Ballkanin perëndimor, në lidhje me kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sipas tij, është paraparë emërimi i një përfaqësuesi special për çështjet e Ballkanit perëndimor, përfshirë dhe Kosovën, që do të vijë nga Zvicra dhe që "nuk do të jetë i ngarkuar me problemet e rajonit".

Në lidhje me paralajmërimet për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Almhofer ka thënë se nuk pret që OSBE-ja t’i marrë përgjegjësitë e saj, sepse “në Kombet e Bashkuara nuk ekziston konsensus për Planin Ahtisari, për implementimin e të cilit ka punuar përfaqësuesi civil”.

Plani i Ahtisarit është dokumenti mbi bazën e të cilit Kosova, më 17 shkurt të 2008-ës, ka shpallur pavarësinë.
XS
SM
MD
LG