Ndërlidhjet

Putin: Perëndimi synon “ndryshim regjimi” në Iran


Kryeministri i Rusisë Vlladimir Putin
Kryeministri i Rusisë Vlladimir Putin
Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, e ka akuzuar Perëndimin se po synon “ndryshim të regjimit” në Iran, nën maskën e përpjekjes për parandalimin e përhapjes së armatimit për shkatërrim në masë.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në një qendër kërkimore atomike, që dikur ishte sekrete, në qytetin Sarov, para zgjedhjeve të 4 marsit, në të cilat pritet që ta siguroj kthimin në postin e presidentit.

Rusia, për një kohë të gjatë, ka lidhje komerciale dhe ushtarake me Iranin dhe i ka dënuar sanksionet e njëanshme të imponuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, lidhur me programin e dyshuar për prodhimin e armatimit atomik iranian.
XS
SM
MD
LG