Ndërlidhjet

OKB: Situata në Siri – e tmerrshme


Navi Pillej
Navi Pillej
Shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillej, thotë se situata në Siri është “e tmerrshme” dhe i ka bërë thirrje qeverisë së presidentit Bashar al-Asad, që të shpallë “armëpushim humanitar” të menjëhershëm.

Duke folur sot në sesionin e jashtëzakonshëm të Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë, ajo ka kërkuar që regjimi në Siri të garantoj qasje për ekipet e vëzhguesve të pavarur ndërkombëtarë dhe për ekipet humanitare.

Djatë diskutimit të saj, delegacioni i Sirisë është larguar nga mbledhja duke vlerësuar se ky ishte “diskutim steril”.

Raportohet se Këshilli për të drejtat e njeriut është i gatshëm ta mbështesë propozim rezolutën, me të cilën dënohet goditja e Sirisë për shkejle “të gjëra dhe sistematike” të të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër, brenda në Siri, forcat qeveritare e kanë vazhduar sulmin kundër Homsit dhe qyteteve të tjera, që janë arenë e rezistencës kundër qeverisë.

Sot së paku një gazetar perëndimor i plagosur është shpëtuar nga Siria.
XS
SM
MD
LG