Ndërlidhjet

Kukan: Përshëndetet rekomandimi për Serbinë i BE-së


Eduard Kukan
Eduard Kukan
Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, e ka përshëndetur rekomandimin e mbrëmshëm të Këshillit Ministror të Bashkimit Evropian, që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit për pranim, dhe ka shfaqur shpresën se Këshilli i BE-së do ta pranoj atë.

Në një kumtesë për media, zoti Kukan e ka përshëndentur edhe propozimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, dhe komisionarit për zgjerim, Shtefan Fyle, për fillimin e studimit të fizibilitetit për Kosovën.

“U uroj përfaqësuesve të Serbisë në punën e tyre për arritjen e këtij statusi”, tha Kukan dhe vlerësoi se statusi i kandidatit i forcon obligimet në raportet Bashkimi Evropian – Serbia.
XS
SM
MD
LG