Ndërlidhjet

Britania kritikon sindikatën e punëtorëve


Stadiumi i Lojërave Olimpike - Londër 2012
Stadiumi i Lojërave Olimpike - Londër 2012
Zëdhënësi i kryeministrit të Britanisë, Dejvid Kameron, tha se kërcënimi i sindikatës së punëtorëve për të prishur Lojërat Olimpike në Londër, do të ishte një gjest “i papranueshëm dhe jopatriot”.

Sindikata më e madhe britanike, e cila thotë se përfaqëson 200,000 punëtorë të sektorit publik, ka paralajmëruar organizimin e protestave gjatë lojërave verore, për të kundërshtuar shkurtimet e mprehta buxhetore, të bëra nga Qeveria.

Stiv Filld tha se Lojërat Olimpike janë një “rast i madh për vendin” dhe se Britania nuk do të donte të shihte diçka “që i rrënon ato”.

Lojërat Olimpike në Londër pritet të mbahen nga 27 korriku deri më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG