Ndërlidhjet

SHBA: Pika e kthimit në Siri – së shpejti


Xhefri Feltman, ndihmës sekretar i shtetit për çështje të Lindjes së Afërt
Xhefri Feltman, ndihmës sekretar i shtetit për çështje të Lindjes së Afërt
Zyrtari i lartë amerikan për Lindjen e Mesme, Xhefri Feltman, thotë se “pika e kthimit” në Siri duhet të arrijë “shpejt”.

Gjatë një dëshmie në Komitetin e jashtëm të Senatit të Shteteve të Bashkuara, ai theksoi se “nuk e dijmë me siguri se kur pika e kthimit në Siri do të vijë, por ajo do të arrijë”.

Sipas tij, fundi i sundimit të presidentit Bashar al-Asad, duhet të vijë “shpejt”, pasi “sa më gjatë që regjimi e sulmon popullin e Sirisë, më të mëdha janë gjasët për një luftë të përgjithshme dhe shtet të dështuar”.

Në dëshminë në Senat ishte edhe ambsadori amerikan në Siri, Robert Ford, i cili theksoi se “regjimi i Asadit është nën tension më të madh tash, se sa para dy ose tre muajve”, për shkak të sanksioneve dhe dezertimeve ushtarake.

Kombet e Bashkuara thonë se mëse 7500 vetë janë vrarë në Siri, prej se ka filluar goditja e forcave të regjimit kundër protestuesve anti-qeveri, para njëm viti.
XS
SM
MD
LG