Ndërlidhjet

Thaçi: E bëmë hapin e parë


Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi
Kosova ka bërë hapin e parë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ka deklaruar të shtunën kryeministri Hashim Thaçi pas kthimit nga Brukseli.

Ai tha se vendimi i Këshillit të Ministrave për studimin e fizibilitetit për Kosovën si hapi i parë drejt marrëveshjes për Asociim – Stabilizim është një sukses i madh për Kosovën, ndonëse pranoi se rruga deri te anëtarësimi do të jetë mjaftë e gjatë.

“Ky është një sukses i Kosovës. Është një sukses i përbashkët i politikës kosovare, i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Është suksesi i shtetit tonë. Pra, rruga e të deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Bashkimit Evropian sikurse edhe shembujt tjerë të vendeve të rajonit nuk do të jetë e shkurtër".

"Do të kemi ballafaqime, do të kemi sfida do të kemi edhe shumë punë për të bërë. Por ajo që është shumë me rëndësi, hapi i parë, historia është bërë”, tha Thaçi, pas kthimit nga Brukseli.

Studimi i fizibilitetit për Kosovën pasoi marrëveshjen e arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për përdorimin e fusnotës në emrin e Kosovës gjatë përfaqësimit të saj në nismat rajonale.

Thaçi tha me këtë rast se Kosova dhe Serbia nuk mund ta pengojnë njëra-tjetrën drejt Bashkimit Evropian.

“Kosova dhe Serbia nuk mund ta pengojnë njëra tjetrën drejtë Bashkimit Evropian dhe izolim për Kosovën nuk do të ketë”, tha kryeministri.
XS
SM
MD
LG