Ndërlidhjet

Exit poll-et: Putin fiton zgjedhjet


Simpatizues të Vlladimir Putinit duke festuar fitoren në sheshin Manezh të Moskës.
Simpatizues të Vlladimir Putinit duke festuar fitoren në sheshin Manezh të Moskës.
Exit poll-et tregojnë se kryeministri rus, Vlladimir Putin, ka fituar në zgjedhjet presidenciale me rreth 60 për qind të votave.

Fondacioni i Opinionit Publik(FOM) bëri të ditur se Putini ka fituar 59.3 për qind të votave, ndërsa Qendra për Studimin e Opinionit Publik e Rusisë, tha se ai ka fituar 58.3 për qind.

FOM parasheh se lideri i Partisë Komuniste, Genady Zjuganov, do të jetë i dyti me 18.2 për qind të votave, i pasuar nga oligarku Mihajl Prokorov me 9.6 për qind.

Kreu i Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë, Vlladimir Zhirinovski, thuhet se mund të marrë 7.4 për qind dhe Sergei Mironov 4.3 për qind.

Rezultatet e exit poll-eve u bënë publike pas mbylljes së qendrave të votimit në Qarkun e Kaliningradit në Rusinë Perëndimore.

Jozyrtarisht thuhet se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 56.3 për qind.

Ndryshe, rreth 100 mijë persona janë mbledhur në Sheshin Manezh të Moskës në një tubim pro fitores së Putinit dhe në një koncert. Sheshi është rrethuar me kordonë policësh.

Sfiduesi i Putinit, lideri komunist Zjuganov tha se zgjedhjet janë “manipuluar” dhe kanë qenë “jokorrekte”, duke shtuar se ato nuk mund të konsiderohen si legjitime.

Ish-presidenti sovjetik, Mihajl Gorbaçov, tha se “ka dyshime të konsiderueshme” nëse shpallja e rezultateve “reflekton disponimin e vërtetë të shoqërisë”.

Zyrtarët e zgjedhjeve, si dhe ata të Partisë Rusia e Bashkuar lavdëruan zgjedhjet, si dhe kritikuan aktivistët opozitarë për hedhjen e dyshimit në procesin zgjedhor.

"Shkeljet janë një fraksion prej një për qind. Në çdo vend të civilizuar zgjedhjet e tilla do të konsideroheshin korrekte dhe të vlefshme”, tha menaxheri i fushatës së Putinit, deputeti i Dumës ruse, Stanislav Govorukin.

Sergei Mitrokin, kreu i partisë liberale Yabloko, tha se për shkak të numrit të madh të parregullsive të raportuara, është “vështirë të njihen këto zgjedhje si legjitime”.

Me herët edhe ish-kryeministri, tani lider i opozitës Mihajl Kasjanov e vuri në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve.

“Nuk do ta njohim presidentin si legjitim, si president të të gjithë rusëve, dhe nuk e njohim Dumën, sepse nuk paraqet pikëpamjet politike dhe nuk përfaqëson popullin e Rusisë”, tha Kasjanov.

Ai parashikoi se do të ketë protesta pas zgjedhore, të ngjashme me ato që pasuan zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.

“Nesër do të fillojë vala e re e protestave kundër asaj që po ndodh në këtë vend dhe do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, theksoi Kasjanov.(a.i.)


Rusia voton për president
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:37 0:00
XS
SM
MD
LG