Ndërlidhjet

logo-print

Numri i të vdekurve nga përplasja e trenave rritet në 16


Ekipet e shpëtimit në vendin ku ndodhi përplasja e trenave, 4 mars, 2012

Ekipet e shpëtimit në vendin ku ndodhi përplasja e trenave, 4 mars, 2012

Zyrtarët polakë thanë se numri i të vdekurve nga përplasja e trenave është rritur në 16, prej 15 sa është raportuar më herët.

Njoftohet se mbi 50 të tjerë janë të lënduar, në aksidentin hekurudhor, të cilin kryeministri Donald Tusk e ka quajtur katastrofën më tragjike në Poloni në vitet e fundit.

“Faktet janë shumë më dramatike, sesa këto imazhe. Kjo pa dyshim është tragjedia më e madhe hekurudhore në historinë tone, për shumë vite”, tha Tusk, i cili ka vzituar të dielën në mëngjes vendin ku ndodhi aksidenti.

Shumica e të lënduarve janë në gjendje kritike.

Trenat, që bartnin secili nga 350 udhëtarë, po udhëtonin në drejtim të njëri-tjetrit, në të njëjtët binarë, kur u përplasen afër qytetit të vogël të Shzekocinit
XS
SM
MD
LG