Ndërlidhjet

Mekejn kërkon sulme ajrore kundër Asadit


Senatori Xhon Mekejn
Senatori Xhon Mekejn
Senatori amerikan republikan dhe ish kandidati për president Xhon Mekejn ika kërkuar Shteteve të Bashkuara që të udhëheqin një fushatë ndërkombëtarë të sulmeve ajrore për të paaftësuar forcat besnike të presidentit Bashar al-Asad.

Duke folur para Senatit Amerikan, Mekejn akuzoi qeverinë siriane se ka kryer krime lufte në aksionin brutal ndaj forcave opozitare në vend.

Mekejn tha se SHBA ka obligim strategjik dhe moral që të nxjerrë jashtë Sirisë Asadin dhe besnikët e tij.

Mekejn në të kaluarën i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që t’i furnizojë kryengritësit që luftojnë kundër Asadit me armë dhe ndihma tjera, por nuk pat miratuar përfshirjen ushtarake amerikane.
XS
SM
MD
LG