Ndërlidhjet

Kazakistan: Një amerikan u arrestua me materiale “radioaktive”


Pamje nga kryeqyteti Alma-Atë

Pamje nga kryeqyteti Alma-Atë

Zyrtarët doganorë në Kazakistan kanë shpallur se është arrestuar një shtetas amerikan, 55 vjeçar, pasi në valixhet e tij ishin gjetur pajisje matëse “radioaktive”.

Zyrtarët thanë sot se personi, emri i të cilit nuk është bërë publik, ishte arrestuar në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Alma-Atë, më 29 shkurt.

Zyrtarët thanë se oficerët doganorë kishin gjetur pesë artikuj në valixhet e tij, që janë përshkruar si “pajisje të kalibruara me burim radioaktiv, që shfrytëzohen për matje”.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG