Ndërlidhjet

Libi: U deklarua gjysmë-autonomia në pjesën lindore


Njerëzit e tubuar në Bengazi e shënojnë njëvjetorin e kryengritjes në Libi
Njerëzit e tubuar në Bengazi e shënojnë njëvjetorin e kryengritjes në Libi
Liderët fisnorë dhe komandantët e grupeve të armatosura në pjesën lindore të Libisë, kanë shpallur se po e krijojnë një rajon gjysmë-autonom brenda Libisë.

Raportohet se më se 2 mijë përfaqësues të liderëve kryesorë fisnorë, komandantëve dhe politikanëve, sot në qytetin Bengazi, e kanë bërë shpalljen e deklaratës.

Kjo lëvizje u bë gjashtë muaj pas përmbysjes së sunduesit të Libisë për një kohë të gjatë, Muamer Gadafi.

Pjesëmarrësit në ceremoninë e sotme premtuan se do ta përfundojnë margjinalizimin e rajonit, që zgjajti me dekada nën sundimin e Gadafit, dhe e kanë caktuar një këshill udhëheqës.

Këshilli Tranzicional Kombëtar i Libisë, që është një qeveri e përkohshme e këtij vendi në kryeqytetin Tripoli, disa herë zëshëm është shprehur kundër rajonit lindor pjesërisht autonom, duke tërhequr vërejtjen se përfundimisht mund të çoj në ndarje të Libisë.
XS
SM
MD
LG