Ndërlidhjet

Berisha: Opozita e bllokoi për dy vjet statusin


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot përsëri e ka fajësuar opozitën se po i bllokon proceset e integrimit në Bashkimin Evropian.

“E tërë historia e BE-së është histori konsensusi dhe bashkëpunimi” tha Berisha dhe shtoi se “shembulli shqiptar është unik dhe absolutisht, kjo praktikë ku mazhoranca miraton ligje dhe opozita nuk i voton, është e papranueshme për vendet anëtare” të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, “mosvotimi i reformave e la Shqipërinë dy vjet pa status” të vendit kandidat për pranim në BE.

Këto komente zoti Berisha i bëri në mbledhjen e komitetit ndërministror të integrimit.
XS
SM
MD
LG