Ndërlidhjet

Uorlik: Jo zgjedhje në veri


Meri Uorlik, ambasadorja e SHBA-së në Serbi
Meri Uorlik, ambasadorja e SHBA-së në Serbi
SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës, ndërkaq zgjedhjet lokale në veri do të zgjidhnin përfaqësues, të cilët nuk kanë kurrfarë fuqie me ligjet e Kosovës, ka thënë ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Uorlik.

“Kur Serbia mbajti zgjedhje në Kosovë në vitin 2008, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, deklaroi se ato zgjedhje dhe rezultati i tyre, sikurse edhe institucionet komunale serbe, ishin pa legjitimitet. Kështu që, kjo është një çështje që duhet adresuar”, ka thënë Uorlik për mjetet serbe të informimit.

Uorlik ka përsëritur se për SHBA-të, çështja e statusit është e mbyllur.

Ajo ka thënë se pavarësia e Kosovës përbën një rast të veçantë dhe nuk mund të trajtohet si precedent në situata tjera.

“Duhet pasur parasysh se Kushtetuta e Kosovës ofron mbrojtje për serbët kosovarë. Serbët në jug të lumit Ibër, shfrytëzojnë këto garanci që ta zhvillojnë komunitetin dhe të mbrojnë interesat e tyre".

"Kemi dashur të shohim përparim në sundimin e ligjit në veri të Kosovës, ashtu që serbët që jeotjnë atje të kenë jetë më cilësore. Besoj fuqishëm se ndarja nuk është në interesin e askujt”, ka thënë ndër të tjera Meri Uorlik.
XS
SM
MD
LG