Ndërlidhjet

Fuqitë botërore kërkojnë dialog serioz, Hamnei e lavdëron Obamën


Ambasadori iranian në ANEB, Ali Soltainah, në takimin në Vjenë
Ambasadori iranian në ANEB, Ali Soltainah, në takimin në Vjenë
Fuqitë botërore kanë kërkuar nga Irani që të hyjë në dialog “serioz” pa parakushte në bisedimet e propozuara për programin atomik të këtij vendi.

Në një kumntesë të publikuar në takimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) në Vjenë, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania, thanë se Teherani duhet të prodhoj “rezultate konkrete” dhe kanë kërkuar nga autoritetet iraniane që ta hapin një kapacitet të dyshuar të armatimit atomik për inspektorët ndërkombëtarë.

Njëherësh, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, i ka mirëpritur deklaratat aktuale të presidentit amerikan, Barak Obama, ku theksohet përdorimi i diplomacisë, e jo i forcës ushtarake, për ta zgjidhur mospajtimin me Iranin.

Agjencia iraniane IRNA raportoi sot se zoti Hamnei i kishte lavdëruar komentet e zotit Obama si “fjalë të mira dhe dalje nga iluzioni”.
XS
SM
MD
LG