Ndërlidhjet

Bevanda: Kriza politike e ka lënë Bosnjës prapa


Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës Vjekosllav Bevanda

Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës Vjekosllav Bevanda

Kryeministri i ri i Bosnjë Hercegovinës, Vjekosllav Bevanda, ka pranuar se kriza e gjatë politike e ka penguar vendin e tij në integrimet evropiane.

Duke folur në Bruksel, pas takimit me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompoj, zoti Bevanda tha sot se është “thellësisht i vetëdijshëm” se Bosnja ka mbetur prapa fqinjëve të saj ballkanik në aspektin e integrimit në BE.

Emërimi i Bevandës në postin e kryeministrit muajin e kaluar, u bë pas një bllokade politike pothuajse njëvjeçare ndërmjet myslimanëve, kroatëve dhe serbëve.

Van Rompoj ka kërkuar nga Bosnja që t’i përshpejtoj reformat për arritjen e kushteve për të konkurruar për pranim në BE.
XS
SM
MD
LG