Ndërlidhjet

Opozita majtiste fiton në Sllovaki


Ish-kryeministri sllovak, Robert Fico.
Ish-kryeministri sllovak, Robert Fico.
Rezultatet pothuajse të kompletuara tregojnë se opozita majtiste në Sllovaki ka shënuar fitore dërrmuese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Me fletëvotimet e numëruara të 5,811 qendrave të votimit, nga 5,956 sosh, Zyra e Statistikave ka bërë të ditur sot se partia e ish-kryeministrit Robert Fico ka fituar 44.8 për qind të votave, ose 84 ulëse të parlamentit 150-vendesh.

Rezultatet i lejojnë Ficos të qeverisë i vetëm.

Zgjedhjet e së shtunës erdhën si pasojë e një raporti të dalë nga shërbimi shtetëror i inteligjencës, që fliste për ryshfete dhe korrupsion në privatizim dhe kontrata të tenderëve.

Akuzat rridhnin nga periudha 2005-06, kur Mikulas Xhurinda ishte kryeminstër.

Xhurinda tani është ministër i Jashtëm, ndërsa partia e tij është pjesë e koalicionit qeverisës.
XS
SM
MD
LG