Ndërlidhjet

FOL: Prokurimi publik prin me korrupsion


Ilustrim
Ilustrim
Lëvizja FOL në publikimin e raportit vjetor “Monitoruesi i Prokurimit Publik 2011”, ka thënë se edhe viti 2011, është përshkuar me mungesë serioziteti nga ana e institucioneve të Kosovës”, që sipas kësaj lëvizjeje “nuk kanë marrë hapa konkretë dhe seriozë në përmirësimin gjendjes dhe parandalimin e shkeljeve, keqpërdorimeve dhe korrupsionit në sektorin e prokurimit publik”.

“Ky sektor edhe në vitin 2011 ka qenë prijës sa i përket zhvillimit të korrupsionit”, ka thënë menaxheri i programit, Fidan Kalaja.

Ai deklaroi se të gjeturat e lëvizjes gjatë monitorimit dhe hulumtimeve në disa autoritete kontraktuese (kryesisht ministri) janë “mos-respektimi i specifikacioneve teknike të dosjeve të tenderëve nga ana e operatorëve ekonomik (OE), ofrimi i dokumenteve false, marrëveshjet paraprake dhe të paligjshme ndërmjet OE dhe zyrtarëve të institucioneve përkatëse, ofertimi i OE më çmime të cilat dëmtojnë konkurrencën, shpërblimi i OE të cilët kanë qenë të papërgjegjshëm në zbatimin e kontratave të më hershme më kontrata të reja.”

Lëvizja FOL, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se për shkak të këtyre parregullsive, nën hetime është edhe zëvendës-kryeministri Bujar Bukoshi, të cilit i kanë kërkuar që të jape dorëheqje.
XS
SM
MD
LG