Ndërlidhjet

Siria i përgjigjet propozimeve të Ananit


Presidenti sirian Bashar al-Asad n wtakim me të dërguarin e OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan

Presidenti sirian Bashar al-Asad n wtakim me të dërguarin e OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan

Qeveria e Sirisë është përgjigjur ndaj propozimeve të bëra nga i dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe Kofi Anan.

Zëdhënësi i Ananit, Ahmed Favzi tha se “ata (Siria) janë përgjigjur” dhe se kjo përgjigje tani është duke u marrë në shqyrtim.

Anan ka thënë se udhëheqësve të Sirisë iu ka bërë propozime konkrete për t’i dhënë fund dhunës në Siri gjatë vizitës së tij në Damask.

Favzi tha se nuk mund të komentojë ende në lidhje me reagimin e Sirisë.

Anan gjendet në Turqi për t’u takuar me zyrtarët e atjeshëm si dhe me anëtarët e opozitës siriane.
XS
SM
MD
LG