Ndërlidhjet

Jahjaga dhe Thaçi ngushëllojnë autoritetet belge


Switzerland -- Emergency services work on the wreckage of a bus that crashed into a motorway tunnel in Sierre, 14Mar2012
Switzerland -- Emergency services work on the wreckage of a bus that crashed into a motorway tunnel in Sierre, 14Mar2012
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar telegram ngushëllimi Mbretit të Belgjikës, Alberti II, me rastin e aksidentit tragjik që ka ndodhur në Zvicër, në të cilin kanë humbur jetën 28 qytetarë të Belgjikës, prej tyre 22 fëmijë.

“Në emër të institucioneve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju lus që të pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tragjike të jetëve të nxënësve nga Belgjika gjatë udhëtimit të tyre për në Zvicër”, thuhet pos tjerash në telegram.

Autoritetet belge i ka ngushëlluar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Në telegramin dërguar homologut belg, Elio Di Rupo, Thaçi “ka shprehur ngushëllimet në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës”.

“Vendi juaj në vazhdimësi ka mbështetur popullin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, edhe gjatë ditëve më të vështira të historisë sonë, prandaj në këto ditë të dhimbshme, familjet e viktimave dhe familjet e të lënduarave janë në mendimet dhe lutjet tona”, thuhet në telegramin e kryeministrit kosovar.

Aksidenti me autobus ka ndodhur në Sierre të kantonit zviceran të Valaisit.
XS
SM
MD
LG