Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e përkushtuar për çrrënjosjen e trafikimit e njerëzve


Presidenti Barak Obama

Presidenti Barak Obama

Nën patronazhin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, sot në Shtëpinë e Bardhë po mbahet një konferencë për çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore, në të cilën po marrin pjesë anëtarët e Kabinetit, e që kryesohet nga sekretarja e shtetit, Hillari Klinton.

Në deklaratën e tij, zoti Obama ka theksuar se më 1 janar të vitit 2013, do të shënohet 150 vjetori i Proklamatës së Emancipimit të Presidentit Abraham Linkoln, që e përfundoi tregun e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Mëtutje, ai theksoi se “skllavëria mbetet fyerje për dinjitetin njerëzor dhe është njollë në ndërgjegjjen tonë kolektive” dhe se Shtetet e Bashkuara “janë të përkushtuara në çrrënjosjen e trafikimit të personave”, me ndihmën e agjencive për zbatimin e ligjit, shërbimet e viktimave, fushatat e vetëdijësimit publik dhe me presion diplomatik.

Vlerësohet se afro 27 milionë meshkuj, gra e fëmijë, në mbarë botën, në ndonjë mënyrë, punojnë në forma të ndryshme të skllavërisë.
XS
SM
MD
LG