Ndërlidhjet

Shpërthim në Apelo të Sirisë


Ilustrim me pamje arkivore nga Siria.
Ilustrim me pamje arkivore nga Siria.
Një makinë bombë ka shpërthyer të dielën në Apelo të Sirisë. Aktivistët thonë se shpërthimi kishte në shënjestër ndërtesën e shërbimit postar, në lagjen e banuar kryesisht me të krishterë.

Burimet e njëjta flasin për të vrarë dhe të lënduar, por nuk japin shifra të sakta.

Mediat shtetërore po ashtu kanë raportuar për shpërthimin, duke thënë se ai ka ndodhur në mes të dy ndërtesave të banueshme.

Sulmi i sotëm vjen pas atij të djeshmit, kur dy automjete të mbushura me eksplozivë kanë shpërthyer pranë ndërtesave të sigurisë në Damask, duke vrarë 27 persona.

Sulmet kanë ndodhur pak ditë pas përvjetorit të parë të protestave kundër presidentit Bashar al-Asad.

Kombet e Bashkuara thonë se që nga marsi i vitit të kaluar, në Siri kanë humbur jetën mbi 8,000 persona.
XS
SM
MD
LG