Ndërlidhjet

Shpërthimet diellore dhe vullkanet - në listën e rreziqeve


Ilustrim
Ilustrim
Britania e Madhe ka shtuar vullkanet dhe shpërthimet diellore në listën e kërcënimeve të sigurisë kombëtare, në të cilën ndodhen edhe përmbytjet, gripi dhe terrorizmi.

Në Regjistrin Kombëtar të Rreziqeve për Emergjencat Civile – dokument i Qeverisë britanike për vitin 2012 – thuhet se për Britaninë, rrezik të madh paraqesin gripat e proporcioneve pandemike, përmbytjet, sulmet terroriste, shpërthimet e vullkanit në vendet siç është Islanda, si dhe shpërthimet në Univers.

Këto të fundit janë pjesë e ciklit 11-vjeçar diellor që duhet të arrijnë kulmin në vitin e ardhshëm. Ato shkaktojnë çrregullime në sistemin e komunikimit dhe rrjetet elektrike.

Javën e kaluar, shpërthimi më i fuqishëm diellor që nga viti 2004 ka kaluar pa ndonjë pengesë të madhe.
XS
SM
MD
LG