Ndërlidhjet

Merkel: Sarkozi, i paqëndrueshëm


Angela Merkel dhe Nikolas Sarkozi
Angela Merkel dhe Nikolas Sarkozi
Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka arritur të nxjerrë “jashtë taktit” kancelaren gjermane, Angela Merkel, e njohur për temperamentin e saj të ftohtë.

Merkel, para bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë, ka shprehur zemërim ndaj deklaratave të fundit të Sarkozisë, duke e quajtur atë të paqëndrueshëm, shkruajnë mediat.

Edhe pse Merkel që në fillim i ka ofruar mbështetje Sarkozisë, si kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Francës, ai ka thënë se “fushata është çështje e popullit francez dhe për këtë arsye kancelarja nuk do të marrë pjesë në tubime”.

Kjo është edhe arsyeja përse liderja e partisë konservatore të Gjermanisë ka vendosur të mos marrë pjesë në asnjë tubim të Sarkozisë, shkruan javorja gjermane “Der Spiegel”.

Merkel, megjithatë, më herët ka bërë disa hapa në favor të presidentit francez: ka refuzuar të pranojë kundërshtarin e tij, Franso Olland, dhe ka deklaruar publikisht se shpreson për fitoren e Sarkozisë.

Merkelin thuhet ta kenë zemëruar edhe kërcënimet e Sarkozisë se Franca do të braktisë zonën e Shengenit, nëse Bashkimi Evropian nuk bën progres në bllokimin e migracionit të paligjshëm.
XS
SM
MD
LG