Ndërlidhjet

logo-print

Kusari - Lila: Masa reciproke tregtare ndaj të gjitha shteteve


Mimoza Kusari

Mimoza Kusari

Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, njëherësh ministre e tregtisë dhe industrisë, ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave reciproke tregtare ndaj shteteve fqinje, nëse ato vazhdojnë me barrierat ndaj prodhimeve të Kosovës.

Këto komente u bënë pasi Maqedonia ka filluar vënien e barrierave për prodhimet nga Kosova, duke mos lejuar hyrjen e tyre në këtë vend.

Maqedonia ka kërkuar nga bizneset që merren me prodhimin e pijeve, që përveç dokumenteve të tjera të rregullta, ta paraqesin edhe çertifikatën për kualitetin.

“Shtetet e Ballkanit, që po tentojnë në mënyrë kaq të radikalizuar t’i mbrojnë tregjet e veta, po e bëjnë një gjë të tillë më tepër për një politikë ditore dhe një përfitim afatshkurtër, e jo për një përparim afatgjatë për integrimin e rajonit , siç është duke synuar Kosova. Me politikën që po e ndjekin, po na shtyjnë që edhe ne të aplikojmë masa adekuate ndaj prodhimeve të tyre”, tha Mimoza Kusari – Lila, gjatë një takimi me shoqatën e përpunuesve të drurit dhe tekstilit, sot në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG