Ndërlidhjet

Serbët e veriut s'heqin dorë nga zgjedhjet

  • RFE /RL

Veri...

Veri...

Këshilltarët e katër komunave të veriut të Kosovës i kanë kërkuar Qeverisë së Serbisë dhe të gjitha autoriteteve përkatëse që zgjedhjet lokale serbe të zhvillohen edhe në Kosovë.

Në takimin e mbajtur në Zveçan, ata kanë thënë se instalimi i pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinë është i papranueshëm, ndërsa kanë shfaqur shpresën se “autoritetet e Beogradit nuk do të marrin pjesë në krijimin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës”.

Serbët po ashtu i kanë kërkuar misionit evropian për sundimin e ligjit EULEX, “të ndalojë të punojë në drejtim të krijimit të një shteti tjetër shqiptar në Ballkan”.

Duke kujtuar “rezultatet e referendumit të veriut”, ata kanë thënë se ato obligojnë përfaqësuesit politikë të Serbisë të luftojnë kundër institucioneve të “shtetit të vetëshpallur të Kosovës”.

Në referendumin e mbajtur në muajin shkurt, që është shpallur i paligjshëm nga Kuvendi i Kosovës, serbët e veriut i kanë thënë “jo” autoritetit të Prishtinës në veri të vendit.(v.t.)
XS
SM
MD
LG