Ndërlidhjet

Serbia do marrëveshje me UNMIK-un për zgjedhjet në Kosovë


Ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.
Ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.
Ministria për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka kërkuar nga shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, që në bashkëpunim me këtë mision të arrijë marrëveshje për mënyrën e zbatimit të zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë.

“Zgjedhjet janë shpallur në tërë territorin e Serbisë. Duke marrë parasysh se Kosova është nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara, në përputhje me Rezolutën 1244, është e nevojshme që për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve të arrihet marrëveshje me misionin e UNMIK-ut në Kosovë”, thuhet në letrën që ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, i ka dërguar shefit të misionit të Kombeve të Bashkuara.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi janë caktuar për datën 6 maj.

Autoritetet kosovare kundërshtojnë organizimin e tyre në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndonëse Serbia, deri më tash, ka organizuar disa herë zgjedhje në Kosovë, rezultatet e tyre nuk janë njohur të ligjshme as nga zyrtarët kosovarë, as ata ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG