Ndërlidhjet

Vdes sulmuesi i dyshuar në Tuluz


Tuluz, Francë...
Tuluz, Francë...
Zyrtarët francezë thonë se personi i dyshuar për vrasjen e shtatë njerëzve në pjesën jugperëndimore të Francës, si pjesë e një fushate ekstremiste islamike, është vrarë.

Ministri i brendshëm, Klod Gijo, tha se i dyshuari Mohamed Merah, 24 vjeçar, ka vdekur pasi kishte hapur zjarr kundër policisë dhe kishte kërcyer nga dritarja gjatë ndërhyrjes së sotme policore.

Presidenti Nikollas Sarkozi e ka uruar policinë për këtë operacion.

Me vdekjen e të dyshuarit Mohamed Merah, përfundoi operacioni i tendosur 32 orësh, me ç’rast policia e kishte rrethuar shtëpinë, ku ndodhej i dyshuari.

Ka dyshime se Mohamed Merah, 24 vjeçar, me shtetësi franceze, e origjinë alegjeriane, kishte lidhje me al-Kaidën dhe i tha policisë se ai ishte përgjegjës për vrasjen e tre ushtarëve francezë dhe katër hebrenjve, përfshirë tre fëmijë, në sulme të ndara, këtë muaj, në rajonin e qytetit Tuluz.

Mohamed Merah
Mohamed Merah
Pas këtyre vrasjeve policia e kishte filluar operacion masiv për gjetjen e të dyshuarit.

Pasi i ishte zbuluar vend-ndodhja në një shtëpi, në kontaktet me policinë ai së pari kishte premtuar se do të dorëzohej dhe i kishte pranuar vrasjet.

Prokurori francez, Fransua Molens, u tha gazetarëve se i dyshuari Merah kishte planifikuar sulme të tjera.

Ai deklaroi se po planifikonte vrasje të tjera dhe se ishte duke menduar që këtë ta bënte çdo mëngjes duke e marrë në shënjestër një ushtar. Nëse ajo që ai thoshte është e vërtetë, ai kishte planifikuar që këtë mëngjes të largohej nga shtëpia e tij dhe të veprojë”, tha prokurori Molens.

Mohamed Merah, po ashtu, kishte pretenduar se ka lidhje me al-Kaidën dhe se ishte stërvitur në Afganistan dhe Pakistan.

Në këtë kuadër, ministri i brendshëm Klod Gijo, tha:

Ai pretendoi se ishte muxhahedin dhe se i takonte al-Kaidës dhe dëshironte hakmarrje për fëmijët palestinezë dhe, poashtu, dëshironte të hakmerrej ndaj ushtrisë së Francës, për shkak të intervenimeve të jashtme”, tha ministri Gijo.

Autoritetet e Francës kanë thënë se dëshironin që Mohamed Merahun ta zinin të gjallë, në mëynrë që të dilte para gjykatës. Megjithatë, besohej se ai kishte armë dhe granata në banesën e tij.

Policia i ka arrestuar disa anëtarë të familjes Merah. Raportohet se nëna e tij ishte dërguar në vendin e ngjarjes për ta bindur djalin e saj që të dorëzohej.
Nga ana tjetër, të mërkurën në Jerusalem, janë varrosur tre fëmijët dhe një rabin hebre, që u vranë në shkollën hebrenje në Tuluz të Francës.

Në varim, ku morën pjesë afro 2 mijë vetë, ishte edhe ministri i jashtëm i Francës, Alen Zhype.

Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e varrimit të tre ushtarëve francezë, nga i njëjti person, në qytetin Montoban, tha se “cak ishte ushtria e republikës”.

Vrasja e ushtarëve tanë nuk u bë në mënyrë që ata ishin përgatitur për të. Nuk ishte vrasje në betejën e luftës por ekzekutim terrorist”, tha Sarkozi.

Njëherësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka telefonuar presidentit Sarkozi, për t’i shprehur ngushëllimet e tij për sulme.

Sipas presidencës franceze, zoti Obama theksoi se “Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë më tepër se kurrë të përkushtuar për të luftuar së bashku kundër terrorizmit barbar”. (f. b.)

Video amatore ku shihet Mohamed Merah
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:25 0:00
XS
SM
MD
LG