Ndërlidhjet

Hamza: Buxheti 2011 ekzekutohet qindpërqind


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Financave ka përmbushur planin e të hyrave për 100 për qind gjatë vitit të kaluar, ka bërë të ditur ministri i Financave Bedri Hamza.

Gjatë prezantimit të raportit përfundimtar për ekzekutimin e buxhetit për vitin 2011, ministri Hamza theksoi se gjatë vitit 2011 janë arkëtuar 1 miliardë e 290 milionë kurse janë shpenzuar 1 miliardë e 510 milionë euro.

“Si rezultat i performancës së mirë, kjo ministri ka kryer me kohë të gjitha obligimet, për paga, mallra e shërbime dhe investime kapitale”, theksoi ministri i Financave Bedri Hamza.

Duke shpalosur strukturën e të hyrave, ministri Hamza tha se Doganat kanë grumbulluar rreth 828 milionë euro, duke përmbushur planin 99,7 për qind, apo 18 për qind më shumë se gjatë vitit paraprak.

Kurse ATK-ja ka përmbushur planin 100 për qind, apo 261 milionë euro, kurse në raport me vitin paraprak, është shënuar një rritje prej 18 për qind.
XS
SM
MD
LG