Ndërlidhjet

Obama nominon Jim Jong Kim për shef të BB-së


Banka Botërore, Uashington...
Banka Botërore, Uashington...
Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka nominuar ekspertin për mjekësi dhe zhvillim global, Jim Jong Kim, për ta udhëhequr Bankën Botërore.

Ky person, që në moshën 5-vjeçare kishte emigrauar nga Koreja Jugore në Shtetet e Bashkuara, është mjek i diplomuar në Harvard, i cili ka shërbyer si drejtor i Deptartamentit për AIDS në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Presidenti Barak Obama (djathtas) dhe Jim Jong Kim, Shtëpia e Bardhë, 23 mars 2012...
Presidenti Barak Obama (djathtas) dhe Jim Jong Kim, Shtëpia e Bardhë, 23 mars 2012...
Duke e shpallur nominimin, presidenti Obama u tha gazetarëve se “është koha për një profesionist të zhvilluar që ta udhëheqë agjencinë më të madhe botërore për zhvillim”.

Shtetet e Bashkuara zakonisht e nominojnë presidentin e Bankës Botërore, ndërsa Evropa e cakton shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Banka Botërore, me 187 anëtarë, fokusohet në luftimin e varfërisë dhe promovimin e zhvillimit, duke ndihmuar me kredi.

Zyrtarët besojnë se përvoja e zotit Kim, do t’i kundërshtojë kritikat e vendeve në zhvillim se Shtetet e Bashkuara e kontrollojnë presidencën e Bankës Botërore.

Presidenti aktual i Bankës Botërore, Robert Zellik, do të tërhiqet në muajin qershor.(f.b.)
XS
SM
MD
LG