Ndërlidhjet

Merret në pyetje vëllai i Merahut


Muhamet Merah
Muhamet Merah
Policia e anti-terrorizmit në Francë po merr në pyetje të vëllanë e sulmuesit francez Muhamed Merah, për të përcaktuar nëse ai ka luajtur ndonjë rol në të shtënat vdekjeprurëse.

Muhamed Merah ka pranuar se i ka vrarë shtatë persona në një sulm me armë, para se të vdiste gjatë një rrethimi të policisë.

Vëllai i tij, Abdelkader Merah, po fluturonte nga Parisi për në Tuluz kur është zënë dhe përcjellë në selinë e agjencisë së brendshme të intelgjencës( (DCRI).

Raportohet se Abdelkader u ka thënë policëve se pas sulmeve ai është ndjerë “krenar” me të vëllanë.

Nëna e Merahut është liruar pa ndonjë akuzë të premten.

Policia po përpiqet të gjejë nëse Muhamed Merah, qytetari 23 vjeçar francez me prejardhje algjeriane ka vepruar i vetëm.

Merah, që e ka përshkruar veten si anëtar i Al Kaidës ka kryer tri sulme, duke vrarë tre ushtarë, tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë hebrenje.
XS
SM
MD
LG